Arsyeja befasuese përse ju ndiheni të jeni të fryrë
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 09 August 2024
Nëse keni qenë duke luftuar me fryrjen e barkut, nuk jeni vetëm! Për fat të mirë, dietologia e njohur Abbey Sharp, zbulon një këndvështrim të ri dhe tejet befasues për shkaqet e fryrjes së barkut. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këtë shkak të pazakontë.
Përse ndiheni të fryrë?
“Arsyeja e vërtetë që ndiheni të fryrë mund të jetë sepse nuk po konsumoni mjaftueshëm ushqim”, thotë Sharp. Sipas saj të konsumosh mjaftueshëm ushqim, mund të rregullojë përfundimisht problemet tuaja të tretjes. Ju mund të pyesni veten se si është e mundur kjo, veçanërisht kur mund të keni dëgjuar se ngrënia e tepërt shkakton fryrje.Si mund të largoni fryrjen?
Sipas ekspertëve të shëndetit, privimi i trupit tuaj nga lëndët ushqyese dhe kaloritë e nevojshme, mund të shkaktojë një përgjigje stresi në sistemin tuaj tretës. Kjo çon në një ndjenjë të pakëndshme fryrje dhe simptoma të tjera të shqetësimeve gastrointestinale.
Mekanizmi natyror mbrojtës i trupit tuaj e interpreton mungesën e ushqimit si një shenjë për të kursyer energji, duke ngadalësuar potencialisht tretjen dhe duke shkaktuar fryrje. Sindroma e zorrës së irrituar dhe çrregullimet e të ngrënit janë një sëmundje shumë e zakonshme.
Kufizimi i kalorive mund të shkaktojë atrofi të organeve të tretjes, gjë që mund të çojë në kapsllëk, fryrje dhe lëvizshmëri të dobët të zorrëve. Gjithashtu mos ngrënia e ushqimeve të shumëllojshme mund të prishë ekuilibrin e baktereve.Një tjetër arsye e zakonshme për fryrjen e barkut është konsumi i lartë i ushqimeve të pasura me fibra dhe pa lëndë ushqyese të tjera që janë të domosdoshme për tretjen. Po ashtu, përtypja e çamçakëzit ose konusmi i pijeve të gazuara mund të bëjë që të gëlltisni një sasi të madhe të ajrit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë.
Ndryshe nga çfarë besohet, ushqyerja e pamjaftueshme ose e çrregullt mund të shkaktojë shqetësime të tretjes dhe fryrje të barkut. AgroWeb.org thekson rëndësinë e të ngrënit mjaftueshëm ushqim dhe të jeni të kujdesshëm për marrjen e fibrave që ndihmojnë në largimin e fryrjes.
Të tjera
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...