Lajme

Arsimi në fund të pusit, mësuesit hynë në grevë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 12 December 2019

Rezultatet e PISA’së të vitit 2018 të cilat u publikuan ditë më parë vendosën Kosovën në fund të “pusit”.

Mirëpo si duket mësimdhënësve në Kosovë nuk është duke iu bërë vonë për nivelin e arsimit tek nxënësit.

Hallin e vetëm siç po shihet po e kanë vetëm rritjen e pagave, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Për të kundërshtuar pezullimin e ligjit të pagave, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, do të mbajë grevë dy orëshe në të gjitha çerdhet, shkollat, e universitet e vendit.

Por, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit,  rezultatet e PISA’së nuk kanë të bëjnë me grevat të cilat janë duke organizuar ata.

Jashari për Gazetën inFokus ka deklaruar se mos mbajtja e mësimit nuk është indikator i  këtyre rezultateve të dobëta.

“Çështja e PISA’së është diçka tjetër dhe me PISA’në duhet të merren institucionet që kanë krijuar një sistem të tillë arsimor, ndërsa obligim i SBASHKU-ut është të dëgjoj zërin e mësimdhënësve të Kosovës të cilët pas një angazhimi të madh kanë arritur të ndryshojnë koeficientin e pagave dhe kanë pritur që në dhjetor ashtu siç ju është thënë dhjetëra herë të  marrin pagën në bazë të ligjit”, ka thënë Jashari për Gazetën inFokus.

Sipas tij  niveli i arsimit nuk është preokupim i tyre por i institucioneve të vendit të cilat duhet të merren më shumë me këtë çështje.

Fajin për gjendjen në arsim, Jashari po e largon nga supet e tij.

“Këtë më së shumti duhet me marrë parasysh institucionet, ata duhet me kry detyrën e tyre sepse ne jemi duke kryer punën tonë, dhe grevën nuk e shpallë individi por është kërkesë e punëtorëve në sektorin e arsimit. Kurse çështja e nivelit të arsimit,  çështja e situatës në arsim duhet të jetë preokupim i atyre  që pyeten  dhe vendosin  e kam fjalën për institucionet të cilat e degraduan sistemin arsimor, dhe  mësuesi  është gjendur gjithmonë para sfidave duke ja ndryshuar kurrikulat duke ju sjellë reforma nga vendet e zhvilluara”, ka thënë me tej ai.

E nëse institucionet në Kosovë nuk marrin ndonjë hap për këtë çështje, shkollat në Kosovë rrezikojnë të shkojnë në greva javorshe.

“Greva dy orëshe është alarmi i fundit, sikurse ndodhi herëve të kaluara kur ne pikërisht për ta ruajtur sistemin arsimor, kemi bërë greva të përshkallëzuara, por edhe herave tjera kur kemi pa që institucionet nuk po qajnë kokën për këtë situatë na detyruan të shkojmë në janar me grevë tri javëshe. Unë nuk mund të tregoj se çka do të bëhet më tutje por lus institucionet që të gjejnë një mënyrë të realizojnë ato se i kanë thënë vetë dhe ta vënë në jetë ligjin e pagave”, tha ai.

Por kjo sindikatë nuk ishte e kënaqur as me këtë ligj i cili u miratua në fillim të këtij viti.

Kërkesa e SBASHK-ut ishin të rriten edhe më shumë pagat e mësimdhënësve nga klasa parë deri në të pestën.

Por për të miratuar këtë kërkese të tyre, po presin krijimin e qeverisë së re, si dhe mos pezullimin e ligjit aktual.

“Me të filluar  punës institucionet e reja, ne kemi pas planifikim që të drejtohemi edhe MASHT-it edhe  institucioneve edhe parlamentit me lutjen që ata kanë të drejtë që ta bëjnë adamantimin e këtij ligji duke bërë përmisime, kështu nëse ligji pezullohet edhe hidhet poshtë unë veç po ju kujtoj që Kosova që 20 vite nuk ka pasur ligj. Ne nuk jemi  të kënaqur krejt me ligjin por jemi pajtuar me koeficientet e arritura,  dhe po them po të shkoj do të përmisohet, po u hedh poshtë atëherë do të kemi telashe shumë të mëdha, ka thënë Jashari.

Kujtojmë që me vendimin e Avokatit të Popullit, Ligji për paga është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që gjatë këtyre ditëve të japë fjalën e fundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera