Arsimi i lartë publik pa pagesë, rektori i UP-së: Herët të flitet për ndikimin e këtij vendimi
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 05 January 2022
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, deklaroi se është herët të flitet për ndikimin që do të ketë vendimi i Qeverisë së Kosovës për arsim të lartë publik pa pagesë.
Rektori në një intervistë për KosovaPress flet për semestrin e parë që u mbajt me prezencë fizike pas dy viteve kur ligjëratat janë mbajtur online, cilësinë e studimeve e procesin e akreditimit të programeve.
Rektori Sahiti thotë se vendimi për heqjen e pagesës për arsimin e lartë për një pjesë të studentëve është përparësi, por që shprehet se nuk kanë vërejtur ndonjë interesim të shtuar të studentëve për regjistrim në UP.
Sahiti shprehet se të ardhurat që si universitet kanë arkëtuar nëpërmjet pagesës së semestrave po kompensohen nga ana e Qeverisë dhe se në këtë aspekt si UP nuk po cenohen.
“Është herët të flasim për ndonjë ndikim, qoftë pozitiv, qoftë negativ, për arsye se ai vendim ka filluar tek të zbatohet. Definitivisht që për një pjesë të studentëve ajo është një përparësi për arsye se do të lirohen nga disa tarifa, por nuk presim të jetë ndonjë ndikim domethënës për arsye se ato tarifa po ashtu kanë qenë simbolike, sidomos për nivelin bachelor. Për UP-në më rëndësi është ato të ardhura që ne i kemi gjeneruar nëpërmjet pagesës së semestrave të na kompensohen nga Qeveria, diçka e tillë veç ka ndodhur dhe në këtë aspekt UP nuk është i cenuar nga të ardhurat e tilla”, thotë ai.
Rikthimin në mbajtjen e ligjëratave me prezencë fizike, Sahiti e quan një lajm të mirë dhe që ka pasur ndikim pozitiv si tek studentët ashtu edhe tek personeli akademik.
“Urojmë që këto shifra të mos rriten javëve që pasojmë dhe në këtë mënyrë të na mundësohet që komplet vitin akademik ta përmbyllim në formën me prezencë fizike. […] Definitivisht procesi mësimor me prezencë fizike ka përparësi të shumta krahasuar me formën virtuale. Ajo ka qenë një formë e imponuar, por definitivisht që ka lënë pasoja në cilësinë e procesit mësimor, për arsye se sado që profesorët mund të angazhohen mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë e pamundëson një gjë të tillë”, thotë rektori.
Gjatë vitit të kaluar, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur kritere të reja sa i përket akreditimit të programeve, që kanë të bëjë që bartësit e programeve në nivelin bachelor duhet të kenë të paktën një punim shkencor të indeksuar nga fusha e programit, ndërsa në nivelin master dy punime të indeksuar nga fusha e studimit.
Pas reagimit nga Konferenca e Rektorëve, plotësimi i këtyre kritereve u shty për një vit meqë një numër i madh i programeve rrezikonin të mos akreditoheshin.
Në këtë drejtim, rektori i UP-së thekson se janë duke punuar me të gjitha fakultetet që kritere të tilla të plotësohen.
“Ne jemi duke punuar me fakultetet, dekanët janë në dijeni për këto standarde. Jemi duke punuar që qoftë nëpërmjet rekrutimit të personelit të ri akademik, qoftë nëpërmjet kërkesës që ata ekzistues të angazhohen t’i kenë ato punime të mos rrezikojnë programet e akreditimit. Jemi duke punuar po që kur të vijë koha të plotësohen ato, natyrisht ne nuk mund të sigurojmë që të gjitha programet do t’i plotësojnë ato kritere, por pjesa dërrmuese nga ajo që e kemi analizuar në kohën kur janë marrë ato veprime së paku për vitin e ardhshëm nuk do të rrezikohen. Në ndërkohë duhet të punojmë si fakultete më shumë, pra të targetojmë mos akreditimin e programeve. Natyrisht që është sfidë për universitetin për arsye se janë standarde më të larta”, deklaron ai.
Gjatë vitit që e lamë pas, rektori i UP-së, Naser Sahiti, thotë se sfiduese për universitetin ka qenë përmbyllja e disa projekteve infrastrukturore nëpër fakultete të ndryshme.
“Sfida kryesore ka qenë e lidhur me situatën e krijuar si rezultat i pandemisë, por kjo ka qenë për të gjithë institucionet e tjera dhe për të gjithë universitetet gjithandej. Përveç kësaj ne kemi pasur edhe sfida të tjera që lidhen me infrastrukturën të cilën e ka në dispozicion UP. Ne kemi pas disa renovime të mëdha nëpër disa fakultete, pastaj kemi pasur aktivitete rreth krijimit të mundësive për zgjerim të infrastrukturës, por kjo është një gjë që ka qenë dhe vazhdon të mbetet sfidë edhe më tutje për UP-në”, thekson ai.
Sa i përket procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Prishtinës, Sahiti thotë se kanë nënshkruar marrëveshje të shumta me universitete ndërkombëtare.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...