Lajme

Arsim Selimi zotohet se do të punojnë vazhdimisht

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 09 October 2021

Kandidati për asamble komunale të Prishtinës, Arsim Selimi ka falënderuar pjesëmarrësit gjatë tubimit me banorët e Hajvalisë.

Selimi ka thënë se së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Uran Ismaili janë zotuar të punojnë vazhdimisht, shkruan Gazeta Infokus.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë atyre që kanë shprehur interesimin për pjesëmarrje, por që nuk kemi mundur të mblidhemi më shumë për shkak të pandemisë Covid19.

-Advertisement-

Bashkë me kryetarin Uran Ismaili u zotuam se, neve nuk do të ndalemi dhe do të punojmë vazhdimisht në krijimin e kushteve për banorët e Hajvalisë.

Dua të theksoj se, këta banor të mrekullueshëm më nuk duhet të shikohen vetëm si numra, dhe se Hajvalia nuk duhet të trajtohet si zonë rurale në afërsi të Prishtinës, por duhet të trajtohet si lagje e Prishtinës”, ka thënë Selimi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera