Sport

Arsim Kabashi i kërkon Ismet Munishit ta mbaj fjalën

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 01 June 2020

Skuadra e Ballkani ka dy javë që ka filluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit të mërkurën e presin Feronikelin në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Para këtij takimi, presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi i njohur si ‘Cima’ ka vizituar skuadrën.

-Advertisement-

Ai ka postuar fotografi me trajnerin, Ismet Munishin, si dhe i ka kërkuar që ta mbaj fjalën.

“Besa Besë trajner i dashur, fjalën duhet me mbajt”, ka shkruar Kabashi në rrjetin social facebook.

Më poshtë keni postimi e të parit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera