Sport

Arsenali vazhdon me fitore në Premierligë dhe i ofrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 26 January 2021

Arsenali ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar në udhëtim të Southamptonit me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në ‘St. Mary’s Stadium’, golat për mysafirët i realizuan Nicolas Pepe (8’), Bukayo Saka (39’) dhe Alexandre Lacazette (72’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Stuart Armstrong (3’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Arsenali renditet i 8-ti me 30 pikë, duke i ofruar kështu zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve në vetëm pesë pikë, kurse Southamptoni mbetet i 11-ti me 29-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera