Sport

Arsenali u përpoq të blejë Messin dhe Piquen

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 11 November 2019

Arsene Wenger e ka pranuar se, shumë kohë më parë, Arsenali kishte bërë përpjekje për t’i blerë Lionel Messin dhe Gerard Piquen nga Barcelona, për ta kompletuar mesfushën me Cesc Fabregasin në krye.

Ish-trajneri i Arsenalit, Wenger, nuk dha detaje se kur saktësisht gjiganti anglez kishte tentuar t’i transferojë ata, por ai zbuloi se synimi i klubit kishte qenë t’i ketë në fushë të tre.

“Ne bëmë përpjekje, por nuk ishim as afër ta blinim Messin. Ne tentuam t’i blejmë Piquen, Fabregasin dhe Messin, natyrisht, por ky i fundit ishte emër shumë i madh edhe në atë kohë”, tha Wenger për beIN Sports.

-Advertisement-

“Mos harroni, më 2006, kur ne luajtëm në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, Messi nuk mundi të paraqitej sepse ishte i lënduar… pra para 13 vjetëve ai ishte titullar i rregullt”, shtoi ai.

“Çfarë ka bërë ky djalosh është e pabesueshme”, theksoi Wenger.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera