Sport

Arsenali triumfon ndaj Olympiacos Piraeusit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 20 February 2020

Arsenali ka triumfuar si mysafir i Olympiacos Piraeusit në duelin e parë të zhvilluar në kuadër të fazës se 1/16 se finales së Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Topçinjtë’ në këtë takim e ka shënuar Alexandre Lacazette në minutën e 81’.

Sulmuesi francez realizoi lehtësisht pas një asistimi nga Bukayo Saka.

Kjo fitore i jep një avantazh të mirë skuadrës se Mikel Artetas për të kaluar në fazën tjetër.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në ‘Emirates’ në Londër./Gazeta inFokus/

Të tjera