Sport

Arsenali rikthehet te fitorja në kampionat

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 11 April 2021

Pas humbjes nga Liverpooli javën e kaluar, Arsenali sonte është rikthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar në udhëtim te Sheffiled Unitedi me rezultat 0-3, në duelin e vlefshëm për xhiron e 31-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Bramall Lane’, golat për londinezët i realizuan Alexandre Lacazette 2x (33’ dhe 85’) dhe Martinelli (72’).

Pas kësaj fitoreje, Arsenali renditet i 9-ti me 45 pikë, kurse Sheffieldi mbetet i fundit me 14 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera