Sport

Arsenali po përgatit ofertë për Berardin

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 11 November 2021

“Topçinjtë” dëshirojnë të përforcojnë sulmin dhe synojnë transferimin e anësorit italian.

Gjigandi anglez Arsenal është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin anësorë të Sassuolos Domenico Berardi, raporton gazetari i njohur Nicolo Schira.

Sulmuesi 27 vjeçar thuhet se është nën radarin e skuadrës londineze, pasi që ka kontribuar në shtatë gola në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Por, Arsenali nuk do të jetë skuadra e vetme në garë për shërbimet e Berardit, pasi që edhe skuadra e Fiorentinas është duke e monitoruar nga afër progresin e sulmuesit italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera