Sport

Arsenali mposhtë Dundalkin dhe vazhdon kryesimin në Grupin B

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 29 October 2020

Arsenali e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ e kanë mposhtur Dundalkin me rezultat 3-0, në sfidën e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër.

Golat për londinezët i realizuan Edward Nketiah (42’), Joseph Willock (44’) dhe Nicolas Pepe (46’).

-Advertisement-

Në këtë takim për 74’ minuta luajti edhe mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka, i cili ishte edhe kapiten i ‘Topçinjve’ sonte.

Për 64 minuta u paraqit dhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.

Pas kësaj fitoreje Arsenali vazhdon kryesimin në Grupin B me 6-të pikë, ndërsa Dundalki mbetet i fundit me 0 pikë.

Ndeshjen e radhës londinezët e luajnë në shtëpi ndaj Moldes, ndërsa Dundalki në udhëtim te Rapid Vienna./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera