Sport

Arsenali interesohet për ‘dështakun’ e PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 10 January 2022

Klubi i Arsenalit ka shfaqur interesim për shërbimet e mesfushorit të PSG-së, Georginio Wijnaldum, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ dëshirojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës dhe Wijnaldum po shihet si një futbollist i duhur.

Londinezët kanë gati 20 milionë euro për ta bindur PSG-së që ta lenë të lirë 31-vjeçarin.

-Advertisement-

Mesfushori holandez gjatë verës u transferua nga Liverpooli te skuadra e PSG-së me parametra zero.

Por kalimi i tij te parisienët nuk doli të jetë ashtu siç ishte pritur.

Kjo pasi ish-futbollisti i Liverpoolit nuk ka arritur akoma të zë vend në formacionin startues të PSG-së.

Madje nga shumë media franceze Georginio Wijnaldum është parë si dështim i PSG-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera