Sport

Arsenali ia trefishon rrogën Martinellit

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 23 January 2020

Talenti brazilian i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni me “Gunners”. Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi

Arsenali po mendon ta shpërblejë Gabriel Martinellin për paraqitjet fantastike të këtij sezoni.

Mesfushori brazilian i ka mahnitur të gjithë dhe i ka lënë gojëhapur edhe drejtuesit e klubit anglez.

-Advertisement-

Prandaj, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se Martinelli do të shpërblehet me rritjen e rrogës nga 10 mijë në 30 mijë funte në javë, përkundër faktit se kontrata e tij është valide deri në vitin 2024.

Martinelli i ka realizuar 10 gola në 21 ndeshje me “Gunners” këtë sezon.

Impresionimi i tij nuk ka mbetur pa u vërejtur dhe flitet se interesim për 18 vjeçarin ka shfaqur Real Madridi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera