Sport

Arsenali fiton në udhëtim te Molde

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 26 November 2020

Arsenali ka fituar në udhëtim te Molde me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit B të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘topçinjtë’ i realizuan Nicolas Pepe në minutën e 50’, Reiss Nelson në minutën e 55’ dhe Folarin Balogun në minutën e 85′.

Pas kësaj fitoreje Arsenali është kualifikuar tutje në garën e dytë më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Më këtë triumf londinezët renditet të parët në Grupin B me 12-të pikë, ndërsa Molde e dyta me 6-të sosh.

Ndeshjen e radhës Arsenali e luan në shtëpi ndaj Rapid Viennas, ndërsa Molde e pret Dundalkin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera