Sport

Arsenali del me njoftim zyrtar për Granit Xhakën, tregon se kur do të kthehet në stërvitje të plota

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 18 October 2021

 

==Klubi i Arsenalit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, do të kthehet në stërvitje të plota për Vitin e Ri, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori kosovar u lëndua me 26 shtator dhe që nga ajo kohë ka filluar me fazën e rikuperimit, e cila pritet të zgjasë edhe dy muaj.

-Advertisement-

“Xhaka ka problem në gjurin e djathtë. Ai po përparon në fazën fillestare të shërimit nga lëndimi i pësuar me 26 shtator. Qëllimi aktual është që Graniti të kthehet në stërvitje të plota për Vitin e Ri”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndeshjen e radhës Arsenali e luan sonte ndaj Crystal Palaces në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera