Sport

Arsenali bën gati ofertën për Morenon

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 19 October 2018

Topçinjtë kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë.

Arsenali po konsideron mundësinë për ta transferuar Alberto Morenon në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli që është pjesë e Liverpoolit, do të jetë lojtar i lirë në përfundim të stinorit, pasi ka vendosur mos ta vazhdojë kontratën me ekipin nga Anfield.

-Advertisement-

Përveç Arsenalit edhe Barcelona e Real Madridi janë interesuar për 26-vjeçarin, duke u nisur nga fakti se nuk do të paguajnë para për blerjen e tij.

Mirëpo sipas The Mirror , Arsenali është në avantazh, pasi Moreno ka punuar me trajnerin Unai Emery edhe në kohën kur ka qenë pjesë e Sevillas.

Moreno i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2014 dhe deri tani ka regjistruar 134 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera