Sport

Arsenali afër transferimit të mesfushorit kreativ

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 18 June 2018

Mesfushori kreativ i Sampdorias, Lucas Torreira mund të jetë një lojtar i Arsenal gjatë kësaj jave, sipas raporteve nga mediat evropiane, shkruan infokusi.

Një tarifë prej 30 milion euro dhe akordi personal i lojtarit me skuadrën ka bërë që Arsenal tanimë ka dërguar një ekip mjekësor në Rusi dhe janë duke pritur për lejen nga ekipi kombëtar për testet mjekësore, të cilat shpresojnë se do të përfundojnë deri të premten.

-Advertisement-

Uruguaiani është paraqitur nga banka rezervë në fundin e takimit të ndeshjes së parë të Kupës së Botës, në të cilën ata mposhtën Egjiptin me rezultatin  1-0 me një gol të shënuar në fund nga mbrojtësi José María Gimenez.

Unai Emery po e dëshiron këtë lojtar me aftësinë të shkëlqyeshme të kalimit. Torreira do të shtonte një dinamizëm shumë të nevojshëm në mesfushën e Gunner.

Inter, Napoli dhe Borussia Dortmund janë gjithashtu të interesuara për transferimin e tij., megjithatë duket sikur Arsenal tani janë kryesues në këtë  garën.

Nëse Arsenali mund të arrijë marrëveshjen, Torreira do të jetë nënshkrimi i dytë i verës pas sjelljes së 34 vjeçarit Stephan Lichtsteiner si një transferim të lirë. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera