Lajme

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ky është reagimi i Borrellit

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 30 September 2021

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë që Kosova e Serbia tash e tutje duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt në normalizim të marrëdhënieve.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga emisari Miroslav Lajçak, për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera