Lajme

Arrin në 64 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 04 July 2020

Kosova është duke u përballur me pandeminë për afro pesë muaj, deri më tani në vendin tonë kanë vdekur 64 persona nga koronavirusi.

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga COVID-19. Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.

Plaku 82-vjeçar nga komuna e Podujevës ishte personi i parë që kishte vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në javët e fundit është rritur dukshëm, kurse gjatë ditës së sotme është shënuar numri më i lartë i të vdekurve nga koronavirusi.

Të tjera