Lajme

Arrin në 2156 numri i të shëruarve nga Coronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 10 July 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend, derisa 61 pacientë të tjerë janë shëruar.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 2156.

Sot, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 388 mostra, prej të cilave 205 kanë rezultuar pozitive.

-Advertisement-

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.”, ka njoftuar IKSHPK.

Aktualisht janë të infektuar 4512 persona, 2156 të shëruar dhe 97 të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera