Lajme

Arrijnë të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

Autori: Islam Morina 22:47 | 27 July 2021

Tashmë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mërgimtarët e mbijetuar në aksidentin e Kroacisë, shkruan Gazeta Infokus.

Për t’i pritur ata kanë dalë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërkaq mes lotësh dhe me lule në dorë të mbijetuarit e këtij aksidenti tragjik janë pritur edhe nga familjarët e tyre.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës si pasojë e një aksidenti në afërsi të Slavonski Brodit, kanë humbur jetën 10 kosovarë që po udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë, kurse 45 mbetën të lënduar.

-Advertisement-

Aktualisht 15 nga të lënduarit janë duke u shëruar në Kroaci, kurse njëri nga ta ende është në gjendje të rënd shëndetësore.

Nga aeroporti kanë dalë dy autoambulanca që besohet se po bartin të lënduarit e aksidentit, ndërkohë që nuk dihet se sa nga të lënduarit kanë arritur në aeroport.

Kujtojmë që është paralajmëruar të mbahet edhe një konferencë për media, ku mediave pritet t’u adresohen Osmani e Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera