Lajme

Arrijnë në Ukrainë ndihmat mjekësore të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuara  

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 03 March 2022

Derisa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, këtë të fundit kanë pranuar ndihma mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur, Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka njoftuar sot se vendi i tij ka dhuruar më shumë se 300,000 furnizime mjekësore jetike në Ukrainë.

-Advertisement-

“Mbretëria e Bashkuar tani ka dhuruar mbi 300,000 furnizime jetike mjekësore në Ukrainë pasi një aeroplan tjetër fluturoi këtë mëngjes. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës dhe vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’u dhënë atyre mbështetjen që u nevojitet”, ka shkruar Jajid Javid në Twitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera