Arrijnë ndihma mjekësore për mjekët dhe infermierët në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 April 2020
Ndihma mjekësore nga UNICEF-i kanë arritur në Kosovë, si pjesë e mbështetjes për sistemin e shëndetësisë në kuadër të krizës së koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.
Sot, 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu:
36,200 dorëza,
33,600 maska kirurgjike,
2,700 maska me mbushje të dendur,
1000 kominoshe për mbrojtje,
8,960 mantele,
2,800 përparëse mbrojtëse
Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin deklaroi se janë në dijeni se në Kosovë duhet ndihmë e menjëhershme, dhe se zyra e kësaj organizate ka reaguar shpejtë në këtë aspekt.
“Ne e dimë se nevojitet ndihmë e menjëhershme. Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka qenë në gjendje të reagojë shpejt, duke dërguar furnizime me pajisje parandaluese që shpëtojnë jetë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë edhe në këtë kohë kur logjistika është jashtëzakonisht sfiduese. Ne do të vazhdojmë mbështetjen me metoda kreative në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët në Kosovë t’i tejkalojnë sfidat që janë paraqitur si pasojë COVID-19 ”, ka thënë ai.
“Gjersa numri i rasteve po vazhdon të rritet në të gjithë botën, puna e UNICEF-it për shpëtim jetërash dhe për t’u siguruar fëmijëve shëndet, arsim, ushqyerje dhe mbrojtje kurrë nuk ka qenë më vendimtare. Ne po e luftojmë një virus të ri, po i demantojmë mitet dhe po e luftojmë keqinformimin. UNICEF-i po punon për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit. Ne po ndajmë informacione të sakta se si të mbahen familjet të sigurta, po ofrojmë pajisje mjekësore për klinikat shëndetësore dhe pajisje higjienike për familjet në nevojë dhe po e zvogëlojmë ndikimin e përhapjes së virusit në qasjen e fëmijëve në shëndet, arsim dhe shërbime sociale”, thuhet në komunikatë.
Që nga fillimi i përhapjes së virusit, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lidhur partneritet me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe autoritetet komunale për shpërndarjen e 12,000.00 pakove të higjienës familjare për familjet më në nevojë.
Shpërndarja e pakove është koordinuar ngushtë me partnerët për të identifikuar dhe mbështetur familjet që jetojnë në varfëri ekstreme dhe në zonat më të largëta të Kosovës. Pakotë e higjienës familjare janë shpërndarë gjithashtu edhe për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe për komunat e banuara nga komuniteti serb në Kosovë.
Zyra e UNICEF-it në Kosovë po punon me donatorë dhe partnerë për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët dhe familjet e prekura nga pandemia.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...