Lajme

Arrihet pajtim për hapjen e tri korridoreve humanitare

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 29 March 2022

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se Rusia është pajtuar për hapjen e tri korridoreve humanitare, përfshirë edhe një nga Mariupoli, në mënyrë që civilët të largohen nga zonat e luftës.

Vereshchuk tha se përveç Mariupolit, qytetarët do të mund të largohen edhe nga qyteti i okupuar ukrainas Melitopol për në Zaporizhja.

Korridori i tretë humanitar do t’iu mundësojë civilëve që të largohen nga qyteti Energodar për në Zaporizhja.

-Advertisement-

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina njoftoi se nuk ishte hapur asnjë korridor humanitar për shkak të “provokimeve” të mundshme nga forcat ruse./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera