Lajme

Arrihet marrëveshja për koalicion PDK-LDK, në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 03 November 2021

Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë, përkatësisht kandidati i kësaj partie Isni Kilaj do të bëjë koalicion edhe me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti për balotazhin për këtë komunë me 14 nëntor.

Siç merr vesh Gazeta Infokus nga burime të sigurta, koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është arritur, por vetëm pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Kilaj gjithashtu gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar koalicionin me kandidatin nga AAK-ja, Kastriot Berisha.

-Advertisement-

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky koalicion ka për synim që të përfshijë sa më shumë qytetarë dhe ide në zhvillimin e komunës së Malishevës dhe për ta bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ka bërë publike edhe mbështetjen nga Selajdin Bytyqi i cili është kandidat i pavarur, shkruan Gazeta Infokus.

“Selajdin Bytyçi, kandidati i pavarur, në mbështetje timen për Kryetar Komune”, ka shkruar Kilaj në postimin e tij.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit kandidati nga PDK, Isni Kilaj ka dalur i dyti në këto zgjedhje ku ka marrë gjithsej 6 383 vota apo 28.82%, ndërsa i pari në këto zgjedhje ka dalur kandidati nga NISMA, Ekrem Kastrati ku ka marrur 7 548 vota apo 34.08%.

Ndërsa kandidati nga LDK-ja, Bajrush Hoti ka marrur  3 738 vota apo 16.88%./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera