Lajme

Arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-PDK në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 05 January 2022

Është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Telegrafi merr vesh se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në dhe seanca e Kuvendit komunal të Prishtinës pritet të nis në orën 10:00.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.

-Advertisement-

LVV në njoftimin e bërë për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, nëse sot nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës atëherë kryeqyteti do të shkonte në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera