Sport

Arrihet marrëveshja, Dybala pranon superofertën e klubit arab

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 August 2024

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala raportohet se ka pranuar ofertën e klubit arab Al Qadsiah.

Kampioni i botës me Argjentinën, do të largohet nga AS Roma për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, atje ku tashmë po militojnë disa nga yjet e futbollit evropian.

Sipas medieve të huaja, Dybala do të jetë lojtar i ri i Al Qadsiah, klub ky i sapo promovuar në Ligën Pro Saudite.

-Advertisement-

Dybala thuhet se Dybala do të fitojë 75 milionë euro në tre sezone nga klubi arab, Al Qadsiah.

Ndërkohë, siç raportohet ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve, pasi ‘romakët’ po insistojnë që përfitojnë më shumë nga shitja e argjentinasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera