Lajme

Arrihet kompromisi, dalin pagat e mësimdhënësve të Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 09 October 2024

Mësimdhënësit e Komunës së Vitisë sot i janë drejtuar bankave për tërheqje të mjeteve të pagës.

Pas ditësh të hedhjes së fajit nga Ministria e Financave te Komuna e Vitisë dhe anasjelltas, sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit të kësaj komunë, të cilët ishin të vetmit që kishin mbetur jashtë listës të pagesës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për Klankosova deklaroi se nuk e kishte ndalur asnjëherë dialogun me Ministrinë e Financave.

-Advertisement-

“Jemi shtyrë politikisht pa nevojë. Çështja ka qenë puro politike, prej ministrit drejtpërdrejt, për kontratë kolektive. I kemi thënë që po i bankroton komunat, se kontrata duhet të rimbursohet nga ana e nënshkruesit, e që është qeveria dhe jo komunat”.

“Thesari i ka ekzekutuar pagesat, në dëm të komunës, janë duke e prishur strukturen buxhetore. Ministria duke ngulur këmbë që nuk janë çështje të tyre, për ta mbuluar gabimin e tyre për rimbursimin, pra ministria duhet t’i rimbursojë mjetet për kontrate kolektive”, deklaroi Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera