Lajme

Arrihet dakordim për korridor evakuimi në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 20 April 2022

Ukraina ka arritur një marrëveshje preliminare me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, këtu do të fokusojmë përpjekjet tona sot”, shkroi Iryna Vereshchuk në një postim në Facebook, transmeton KlanKosova.

-Advertisement-

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në qytetin port, që është një pikë kycce dhe strategjike, për javë të tëra pa furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe.

Në të kaluarën, korridoret e tilla të evakuimit kanë qenë të vështira për t’u dakordua dhe për t’u zbatuar.

Trupat ruse janë akuzuar për bllokimin e autobusëve në pikat e kontrollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera