Sport

Arrihet akordi, Emre Can te Dortmundi për 25 mln euro!

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 28 January 2020

Emre Can tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Borussias së Dortmundit. Juventusi dhe klubi verdhezi kanë arritur akordin për transferimin e mesfushorit turko-gjerman në Signal Iduna Park.

Dortmundi ka vendosur të derdhë në arkat e Juves, shumën e 25 milionë eurove, plus bonuset për kartonin e Emre Can. Lojtari ka bërë valixhet gati dhe shumë shpejtë do të zbarkojë në Gjermani.

Për Emre Can bëhet fjalë për një rikthim në Bundesliga pas eksperiencave me Bayer Munich dhe Bayer Leverkusen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera