Lajme

Arrestohet zyrtari i MPB-së: Ia dha identitetin e rrejshëm një personi të ndjekur nga INTERPOL-i

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 20 July 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari të Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën duke ia dhënë identitetin e rrejshëm një personi të kërkuar nga INTERPOL-i.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi:

Prishtinë 15.10.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punonjës zyrtar në Agjensionin për Regjistrim Civil në MPB për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në rastin e regjistrimit në sistemin elektronik të gjendjes civile të një personi të kërkuar nga Interpoli të cilit ia ka mundësuar dhënien e identitetit të rrejshëm i cili më pas i është shmangur ndjekjes nga organet e rendit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera