Lajme

Arrestohet zyrtari i komunës në Gjilan, regjistroi persona në kundërshtim me ligjet për të përfituar pensione

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 05 May 2022

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK-Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë te dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit.

Personi u arrestua për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat te ndryshëm ne Komunën e Novobërdës, e te cilët me pastaj kane përfituar pensione baze.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera