Lajme

Arrestohet vushtrriasi që vodhi një kosë për kositje e barit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 26 May 2021

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një 25 vjeçar, nga Vushtrria, shkruan Gazeta inFokus.

I dyshuari të hënën kishte vjedhur një kosë për kositje të barit.

Gjithashtu bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur dhe pas procedurës së nevojshme për ta verifikuar kosa i është kthyer pronarit. /Gazeta inFokus/

Komunikata e plotë:

Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje’

Vushtrri,  26 maj  2021

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje’.

Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti   me datën  24 maj 2021,  ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Në cilësi të provave materiale  tek i dyshuari është gjetur  kosa e vjedhur , ku pas procedurave të nevojshme verifikuese  kosa   i është kthyer pronarit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit,  të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të tjera