Lajme

Arrestohet vushtrriasi, kishte ushtruar dhunë në gjithë familjen e tij, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 September 2022

Të hënën në mëngjes u arrestua një burrë në Vushtrri pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijët e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas bashkëshortes së burrit në fjalë i dyshuari kishte kohë që ushtronte dhunë fizike e psikike në të dhe fëmijët e tyre.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera