Lajme

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Portin e Durrësit, dyshohet se tentoi të trafikonte shtatë vepra arti

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 25 January 2023

Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga në Portin e Durrësit pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë shtatë vepra arti.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi V. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtatë vepra arti (skulptura) për të cilat 32-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.

-Advertisement-

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera””, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera