Lajme

Arrestohet shqiptari që ishte kthyer në makth për banorët

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 15 August 2017

Policisë italiane i është dashur ndihma e ekipeve zjarrfikëse për të arrestuar një 42-vjeçar shqiptar që ishte kthyer në tmerrin e zonës ku vepronte, për shkak të vjedhjeve që kryente.

Ngjarja ka ndodhur në Prato, ndërsa mediat italiane nuk japin të dhëna mbi identitetin e shqiptarit të arrestuar.

Ai kishte grabitur disa bizhuteri në një apartament, kur fqinjët kanë lajmëruar policinë, pas zhurmës që kanë dëgjuar. Shqiptari ka tentuar të largohet përmes çatisë, por tentativa e tij ka qenë e kotë, për shkak se kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse që bënë të
mundur ndalimin e tij.

-Advertisement-

Media italiane shkruan se 42 vjeçari kishte edhe dy bashkëpunëtorë në vjedhjet që bënte, por ata ende nuk janë kapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera