Arrestohet sërish i dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës
Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 03 Nëntor 2023
Dy javë pas lirimit me dorëzani, është arrestuar sërish sot Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën ‘Liza’.
Abdullahu, njëri nga të dyshuarit për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi e ka shkelur masën e sigurisë, raporton Paparaci bazuar në burime brenda policisë.
Të hënën, Paparaci raportoi për një festë private pas lirimit të ‘Lizës’ nga paraburgimi. Në ndejë, sipas një video të cilën e publikoi Paparaci, po festonin Rrahim Abdullahu, djali i xhaxhait të Ilir Abdullahut, dhe tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Edhe Rrahim Abdullahu është i dyshuar për vrasjen e ish-policit Riza.
Pas raportimit të Paparacit, tre zyrtarët policorë u suspenduan nga detyra.
Më 16 tetor të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga paraburgimi Ilir Abdullahun, disa javë pas arrestimit të tij. Në vend të paraburgimit, ‘Lizës’ iu vendos masa e dorëzanisë.
Sipas vendimit të gjykatës që e kishte publikuar Paparaci, i pandehuri obligohej që në emër të dorëzanisë të deponojë në arkën e kësaj gjykate shumën prej 100 mijë eurove.
Deri te arrestimi i tij në muajin korrik, ‘Liza’ i ishte shmangur drejtësisë për 15 vite.
Për vrasjen e 27 vjeçarit Triumf Riza, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.
Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...


































