Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në masakrën e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus
18:19 | 02 December 2022
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb G.M, si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999.
Kështu është njoftuar me anë të një komunikate ku është shtuar se, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë:
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.
Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.
Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj.

Të tjera
-
Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë kursin e avancuar për lider dhe atë të liderit luft*arak
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurse...
-
Gjenerali amerikan, i lumtur me zhvillimet që po bën FSK-ja
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major S...
-
Faturat e reja të rrymës “do të zbrazin shportën e konsumatorit”
Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjt...
-
Policia e Kosovës identifikoi 28 persona të dyshuar për më pak se një muaj në kryeqytet
Policia e Kryeqytetit që nga 1 prilli, më saktë për 17 ditë ka arritur t’i id...
-
Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçare në Obiliq, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obi...
-
Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë: Radoiçiqi dhe serbët e tjerë të akuzuar për sul*min në Banjskë, nuk gjykohen në mungesë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale ...
-
Presidentja ndan Titullin “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Presidentja Vjosa Osmani u ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”të mbijetuar...
-
Vëllai i Rexhep Selimit e viziton atë në Hagë me djalin e tij, tjetri nuk lejohet
Ramadani, vëllai i Rexhep Selimit, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Kujdes një s*lm i madh po ndodh në Telegram
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, pati paralajmëruar për valën e...
-
Arrestohet 25-vjeçari në Petrovë, kërkohej nga policia
Një 25-vjeçar me inicialet L.H. është arrestuar sot në fshatin Petrovë të Sht...
-
Punëtorët e “Pastrimit” në Drenas pezullojnë grevën – kanë një ultimatum për menaxhmentin
Pas disa ditësh protestë dhe bojkot pune, mbi 50 punëtorë të njësisë së pastr...
-
Rama: Ndalimi i punimeve në “Xhorxh Bush”, tendencë për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalim...