Lajme

Arrestohet se s’kishte patentë, po i zbulohet dhia e vjedhur mbi sedilje

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 13 May 2017

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar nga Vlora, që ngiste një makinë Nissan, por pa patentë.

Arrestimi i Ernist Mustafës u bë në lagjen “1 Maji” në flagrancë. Mirëpo, duke i kontrolluar makinën, policia zbulon se brenda ndodhej një dhi, që doli se Mustafa ia kishte vjedhur P.V., 54 vjeç, banues në atë lagje ku u kap, tek “1 Maji”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 291 dhe 134 të Kodit Penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera