Lajme

Arrestohet prizrenasi pasi që publikoi video duke shtënë më armë në një aheng

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 29 January 2022

Një person është arrestuar të premten në Prizren, nën dyshimin se ka shtënë më armë zjarri në një aheng, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, pasi që ky I fundit ka publikuar video në rrjetin social Tik Tok duke shtënë me armë.

Si prova material Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë të tipit Carl Walther Arnsberg, Nr serik: B17426860G.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se rasti I të dyshuarit E.H., është cilësuar si “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

“Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera