Lajme

Arrestohet prishtinasi i dyshuar për trafikim të njerëzve

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 18 May 2022

Një person nga Prishtina është arrestuar pasi që dyshohet se është marrë me trafikim të njerëzve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur gjatë të martës derisa dyshohet se veprën penale e ka kryer më 5 prill të këtij viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me  17.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici po cilësohet si “Trafikim me njerëz e shërbime seksuale viktimës së trafikimit”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera