Lajme

Arrestohet personi që kërcënoi Hashim Thaçin në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 27 March 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar 40 vjeçarin me iniciale K.P nga rajoni i Mitrovicës pasi dje kishte kërcënuar presidentin Hashim Thaçi përmes rrjeteve sociale.

Policia pas identifikimit të tij kanë kontrolluar edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës, shkruan Gazeta inFokus.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policorë në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore”.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48).

Lexo si ishte kercenuar presidenti . /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera