Lajme

Arrestohet personi që kërcënoi fëmijët e Behgjet Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 03 May 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar se do t’i vras fëmijët e deputetit Behgjet Pacolli, duke thënë se do i djegë ata për së gjalli. I njëjti, kishte bërë kërkime për shkollën e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është konfirmuar nga Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, i cili tha se bëhet fjalë për personin me inicialet E.H.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

-Advertisement-

Kujtojmë se Behgjet Pacolli këtë ditë është përfshirë në një perplasje me zyrtarët e VV’së të cilët e kanë kërcënuar me arrestim, nëse del nga shtëpia e tij pas kthimit nga Zvicra.

Pacolli kishte konfirmuar se nuk erdhi direkt në Kosovë, por ndaloi në Shqipëri, pasi tha që ishte frikësuaar se mund t’i ndodhte ndonje sulm “terroristik”, nga institucionet e Kosovës në aeroplanin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera