Fun & Video

Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 18 December 2018

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.

Ngjarja ndodhi në një lagje punëtorësh në Hong Kong, dhe personi që i hodhi paratë u arrestua nga policia për prishje rendi.

Ai quhet Uong Çing-kit, 24 vjeç, dhe njihet si “Mjeshtër Monedhash Virtuale” , pasi ka një kompani që reklamon monedhat dixhitale, si Bitkoin.

-Advertisement-

Policia mendon se ai ka hedhur rreth 25 mijë euro të prera në kartëmonedha dhjetëshe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera