Lajme

Arrestohet për rrahje një person në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 29 October 2020

Në orët e paradites së sotme në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’ .

Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuarit i është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera