Lajme

Arrestohet pasi tenton të korruptoj policët me 10 euro

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 26 January 2018

Një person është arrestuar dje rreth mesditës në Pejë pasi dyshohet për dhënie të ryshfetit, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës një vozitës u ka ofruar zyrtarëve policorë 10 euro, me qëllim që mos t’ia shqiptojnë gjobën për kundërvajtje në trafik.

Personi i dyshuar është shtetas I Malit të Zi, tranmseton Infokusi.com

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar se I dyshuari është arrestuar ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

“Pejë 25.01.2018-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Malit të Zi, pasi që i njëjti u ka ofruar zyrtarëve policorë 10 euro, me qëllim që mos t’ia shqiptojnë gjobën për kundërvajtje në trafik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”/ INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera