Lajme

Arrestohet pas nëntë muajve personi që ngacmoi seksualisht një çift

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 23 November 2021

Një ngacmim seksual ishte raportuar në shkurt të këtij viti, ku thuhej se një person i dyshuar kishte ngacmuar përmes telefonit një çift nga Kamenica, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa, pas nëntë muajve policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, i njëjti me datën e lartcekur përmes telefonit u kishte dërguar mesazhe ngacmues dy viktimave ( bashkëshort) një mashkull dhe një femër kosovar-e”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera