Lajme

Arrestohet një shtetas shqiptar pasi tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 14 October 2021

Është raportuar se në Aeroportin Ndërkombëtarë të  Prishtinës “Adem Jashari”, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi i njëjti ka tentuar që të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti  me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij  kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera