Lajme

Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 27 April 2021

Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar nga Policia italiane pasi është kapur me 138 kilogramë drogë.

A.B. bashkë me dy të tjerë kishin udhëtuar nga Verona për në portin Vado Ligure, për të marrë ngarkesën që vinte nga Amerika e Jugut, shkruajnë mediumet italiane.

Ahmeti: Lus Qeverinë e Kosovës që t’u bëjë kërkesë SHBA-ve për sigurimin e 500 mijë vaksinave

-Advertisement-

Guarda di Finanza ra në gjurmët e tyre dhe mbante prej disa ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë. Shqiptari me tre bashkëpunëtorët kanë tentuar të largohen me automjetin tip Audi A3. Pas një përndjekje prej disa minutash, ata braktisën automjetin me drogë por policia arriti të kapë shqiptarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera