Lajme

Arrestohet një serb në Merdare, ia ofroi policit 50 euro për ta kaluar kufirin

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 21 December 2021

Policia njofton se sot rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, “si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’”, njofton policia, transmeton Express.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera